(Përditësuar ora 22:30) Pas mbijetesës prej 17 orësh, humb jetën i riu në Thumanë

(Përditësuar ora 22:30) Pas mbijetesës prej 17 orësh, humb jetën i riu në Thumanë

Një djalë i ri humbi jetën në Thumanë, pasi ndenji 17 orë nën rrënoja. Djali komunikoi deri ne momentet e fundit me ekipet e shpëtimit.  Më herët një grua nga Durrësi humbi jetën në spital. Numri i viktimave ka shkuar në 23 persona, 14 në Durrës, 8 në Thumanë dhe një në Kurbin.

Nuk dihet numri i personave të humbur. Ndërsa mê shume se 600 persona kanë kërkuar ndihmë në spitalet e qyteteve.

Ndërkohë, rreth 50 persona janë shpëtuar deri tani duke i nxjerrë nga rrënojat dhe të gjithë janë jashtë rrezikut të jetës.

Viktimat u shënuan nga rrëzimi i tre pallateve, tre hoteleve dhe një shtëpije banimi në Durrës dhe shëmbja e tre pallateve në Thumanë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>