Përfaqësuesit e huaj pro ndryshimeve elektorale, por me konsensus

Nga Exit News
Përfaqësuesit e huaj pro ndryshimeve elektorale, por me konsensus

Diplomatët e huaj nuk janë kundër ndryshimeve të mëtejshme të kuadrit ligjor për zgjedhje, por ata kërkojnë që këto të bëhen me konsensus mes palëve.

Këtë kërkesë e shprehën qartë ambasadorët e huaj në deklaratat e tyre për përshendetjen e miratimit të marërveshjes së 5 qershorit nga Kuvendi.

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim:

Kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare.

Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca:

Ne nxisim të gjitha palët të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik me të njëjtën frymë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese demonstruar gjatë miratimit të marrëveshjes politike të 5 qershorit.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Duncan Norman.

Diskutimi i mëtutjeshëm i reformave duhet të jetë vërtet përfshirëse me pjesëmarrjen aktive të të gjitha palëve.

Eurokomisioneri për Zhvillim Oliver Varhelyi:

Për çdo ndryshim shtesë, unë u bëj thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë diskutimet, në mënyrë që fryma dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit të mos shmangen.

Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf:

U bëj thirrje të gjithë aktorëve që në zbatim të marrëveshjes, por edhe në ndërmarrjen e të gjitha hapave të tjera, të vijojnë më tej me dialogun dhe gjithëpërfshirjen.

Prania e OSBE-së në Tiranë:

Ne mbetemi të gatshëm ti ndihmojmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, si deh për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë dialogun për reformat e mëtejshme.

Zëdhënësja e për Zgjerimin në BE Ana Pisonero:

Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë diskutimin në Këshillin Politik me të njëjtën frymë bashkëpunuese dhe përfshirëse të treguar për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>