Përfaqësuesit e Vetëvendosjes në Shqipëri sqarojnë programin e tyre për ekonominë

Nga Exit News
Përfaqësuesit e Vetëvendosjes në Shqipëri sqarojnë programin e tyre për ekonominë

Boiken Abazi e quajti Lëvizjen Vetëvendosje në Shqipëri “një forcë kombëtare social-demokrate për shtetin zhvillimor”.

Tre kandidatët e pavarur në zgjedhjet e 25 prillit, Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani folën rreth projektit ekonomik dhe politik të Vetëvendosjes në Shqipëri.

Kreshnik Merxhani tha se ata kërkojnë të krijojnë një bankë zhvillimore “e cila themelohet nga Parlamenti” por që “nuk është vetëm shtetërore sepse ka një kombinim aksionesh me këdo që do të marri pjesë në të mirën publike”

Kjo bankë do të ndihmojë “të gjitha ato ide që vijnë nga qytetarët të cilët nuk i kanë fondet dhe që në këtë situatë, kur qytetarët nuk i kanë mundësitë të investojnë, shteti mund të veprojë e ta ndihmojë duke i dhënë dorën e parë.” shtoi ai.

Sa i përket idesë së shtetëzimit të sektorëve publik, Merxhani u shpreh se janë për të ndihmuar sektorët aktualë publik “të mirë administrohen dhe mirë menaxhohen.”

Abazi deklaroi se “modeli zhvillimor i Lëvizjes Vetëvendosje bazohet mbi prodhimin.”

“Ne duhet të rikthehemi tek prodhimi, të zëvendësojmë sa të mundemi prej importeve dhe të reduktojmë deficitin tregëtar që kemi. Prodhimi sjell punësimin që mbush arkën e shtetit dhe na mundëson pastaj të mbulojmë shërbime publike si shëndetësia dhe arsimi.”, tha ai.

Për sektorin e burimeve minerare dhe naftës, Abazi u shpreh se nëse do të jenë në Kuvend “do insistojmë për një komision hetimor për të marrë vesh se cfarë ka nodhur me gjithë këto vjedhje brutale që i janë bërë burimeve natyrore në Shqipëri”. Ai shtoi se vetëm pas kësaj mund të merret një vendim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>