Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka arrestuar Valter Gorën, ish-drejtor i Postës dhe Albano Bibo, ish specialist sigurie në Postë, për përfitimin e 23 milionë lekëve përmes falsifikimit të kontratave të qirave.
SPAK ka shpallur në kërkim S. M., 39 vjeç, dhe i ka ndaluar daljen jashtë shtetit 7 punonjësve të tjerë të postave të Korçës, Maliqit dhe Pogradecit.
Ata akuzohen për falsifikim të kontratave të qiramarrjes për ambiente të cilat do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq, Pogradec.
Personat e ndaluar janë:
A.K., 59 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë përgjegjëse e shërbimeve pranë Postës Shqiptare Dega Korçë),
K. M., 28 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë llogaritare e parë),
A. K., 53 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë specialiste shërbimesh),
B. P., 66 vjeç, banues në Korçë (me detyrë agjent kontrolli),
E. G., 34 vjeçe, banuese në Pogradec (me detyrë përgjegjëse pranë Postës Shqiptare Dega Pogradec),
B. Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (me detyrë punonjës shërbimesh pranë Postës Shqiptare Dega Maliq),
E. M., 32 vjeçe, banuese në Korçë, (me detyrë shefe e financës pranë Postës Shqiptare Dega Korçë).