Përfunduan punimet për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 KV midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Gjatë inagurimit të linjës së interkonjeksionit, Kryeministri u shpreh se së shpejti do të krijohet edhe bursa energjisë, ku Kosova dhe Shqipëria do të jenë sëbashku.
Nuk është i lehtë, por vlen të nënvizohet se krijimi i kësaj burse shqiptare të energjisë elektrike do të na japë mundësinë që të operojmë në mënyrë të përbashkët burimet dhe rrjetin e energjisë.” – u shpreh Kryeministri.
Gjithashtu, Kryeministri Rama tha se do të filloi një investim i ri për ndërtimit e autostradës energjitike me Maqedoninë.
“Kjo autostradë e re që fillon me Maqedoninë, pritet të përfundojë brenda vitit 2018 dhe do të mundësojë lidhjen e Turqisë, Bullgarisë, Maqedonisë me Shqipërinë dhe më tej me Italinë dhe Evropën Qendrore.” – tha Kryeministri.