Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, e cila shërbeu për të përkthyer marrëveshjen e dakortësuar ditën e djeshme.
Marrëveshja do ti dërgohet Kuvendit për miratim.
Mbrëmë, Këshilli Politik arriti marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.
Partia Socialiste hoqi dorë nga propozimi për departizimin e administratës zgjedhore, duke rënë dakord për ruajtjen e komisioneve me përfaqësues partiakë sikurse janë aktualisht.
Palët ranë dakord gjithashtu që të ndryshohet mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, duke pranuar që kryetari të zgjidhet me konsensusin e shumicës dhe opozitës, ndërsa nënkryetari të zgjidhet nga opozita.
KP ranë dakord gjithashtu që votuesit të identifikohen në mënyrë biometrike në të gjithë vendin.