Pas tre orë bisedimesh, shumica socialiste, opozita parlamentare dhe jashtëparlamentare nuk kanë rënë dakord për hapjen e listave. Kryeministri Edi Rama dhe opozita parlamentare kërkoi sërisht hapjen e listave dhe theksoi se koalicionet nuk do të ndalohen, por do të funksionojnë sipas modeleve europiane.
“I qendrojmë marrëveshjes se 5 qershorit. Në bisedimet me opozitën parlamentare kemi dakordësuar për hapjen e listave. Ajo çka kerkojmë është hajdeni ulemi dhe me sa më shumë dakordësi të reflektojmë në Kod këtë sanksionim të hapjes së listave që vjen nga ndryshimi kushtetues. Ne nuk ndryshojmë as sistem, as zona zgjedhore. Edhe për hapjen e listave hajdeni ulemi nëse keni ndonjë mendim se si te garantojmë kuotën gjinore sa më mirë”, tha Rama pas përfundimit të Këshilllit Politik, per median.
Ndërsa,mungesën e Kryetarit të PD-së Basha, Rama tha se për të nuk ka rëndesi se me kë përfaqësohet PD.
’Shumë më e rëndësishme përmbajtja e lëndës se sa i delegacioneve. Zgjedhja e opozitës jashtëparlamentare që të vijë e përfaqësuar me këdo, mjafton të ketë mandat përfaqësimi. S’ka problem për mua, është njësoj. S’bën dallim nëse është Bardhi apo Basha”, – tha Rama.
Rama tha se bisedimet në Këshillin Politik duhet të përfundojnë deri në 30 korrik, kur mbyllet edhe Parlamenti.
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi pohoi se propozimi i Ramës shkel marrëveshjen e 5 qershorit. Ai theksoi se opozita jashtë parlamentare nuk do të lëvizi nga qendrimi i saj.
“Ne i qëndrojmë firmës sonë dhe deklarojmë që nuk mund të rishikohet apo rishkruhet asnjë fjalë ndryshe nga ajo që palët kanë dakordësuar dhe nënshkruar bashkërisht. Çështjet që ju shtruat bien në kundërshtim dhe ndryshojnë marrëveshjen e 5 qershorit dhe prishin dakordësinë që ne kemi arritur aty.”
Mbledhja e Këshillit filloi, më 20 korrik, në orën 11:00.