
Protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit përfundoi pas dy orë e gjysëm. Protesa u mbajt para sheshit të Ministrisë së Brendshme që prej orës 16:30.
Në protestë morën pjesë aktorët, shoqëri civile dhe qytetarë të Tiranës. Gjithashtu të pranishëm ishin dhe kryetari i PD Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe përfaqësues të partive brenda koalicionit opozitar.
Protesta u lajmërua ditën e dielë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, pasi bashkia prishi Teatrin Kombëtar në orët e para të mëngjesit.