
Kryeministri Edi Rama njoftoi, të mërkurën, se kanë përfunduar punimet për shkollën e parë të rindërtuar, pës dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Përmes një videoje në Facebook, Rama tregoi ambientet e reja të shkollës 9-vjeçare ‘Shaqe Mazreku’ në Durrës.
Shkolla u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe në maj IKMT-të shembi plotësisht ndërtesën.
Kjo është një nga 12 shkollat e dëmtuara në qarkun Durrës, të cilat janë planifikuar të rindërtohen.