Përfundon seanca e parë për padinë e kontrollorëve, avokati: Kërkojnë pagat e tyre

Nga Exit News
Përfundon seanca e parë për padinë e kontrollorëve, avokati: Kërkojnë pagat e tyre

Sot është zhvilluar seanca e parë në  gjykatë për padinë e ngritur nga sindikata e kontrollorëve kundër Albcontrol për uljen e pagave.

Pas seancës, avokati i tyre, Rezart Kthupi deklaroi se kontrollorët kërkojnë pjesën e pagës së ulur që prej prillit 2020.

“Rikthimi i pagave që nga prilli i 2020 për uljen e tyre. Kemi kaluar në fazën e shqyrtimit gjyqësore. Ishte seanca përgatitore.”

Kthupi tha se nuk ka patur asnjë negociatë me Albcontrolin gjatë gjithë kësaj periudhe por vetëm takime informuese.

Ai u shpreh se prokuroria ka ngritur akuza të padrejta ndaj kontrollorëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>