Përgjimet e Ndraghetas, biseda për investime në shëndetësi në Shkodër

Nga Exit News
Përgjimet e Ndraghetas, biseda për investime në shëndetësi në Shkodër

Një tjetër përgjim i  grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s ku flitet për një investim në sistemin shëndetësor, në Shkodër, u bë publik të dielën.

Ora News ka zbardhur pjesë të tjera të përgjimeve, ku Luciano D’Alessandro shprehet për kontakte të rëndësishme në sektorin shëndetësor.

Luciano D’Alessandro është djali i ish-nëntenentit të Guadia di Finanzas Ercole D’Alesandro, i cili është arrestuar si pjesë e grupit.

Ai shprehet se investimet në Shqipëri do të jenë të mëdha.

D’Alessandro: Më thotë ky që sapo të bëhet QEVERIA, sepse Europa po çon para atje… pra sa të bëhet qeveria do të bëjnë gjithçka, infrastrukturë, kanalizime… siç bënë në Rumani…

Ndërkohë sipërmarrësi kalabrez Antonio Gallo i njohur me nofkën ‘Princi’, ka thënë:

“Në Shqipëri funksionon si Kalabria e viteve ’60, po gjete kanalin e duhur bën para, ndryshe rrezikon ta fusin e atje ta fusin të gjithë.
Atje nuk ka drejtësi e kur i hedh në gjyq… sidoqoftë duhet të kesh kujdes dhe duhen verifikuar kontaktet që ata kanë, nëse janë të vërteta o jo.”

Biseda është përgjuar në datën 18 korrik.

Sipas Ora News, në faqen 506 në regjistrimet e bëra në 25 korrik të vitit 2017 shfaqet dhe interesimi për zhvillimet politike në Tiranë.

Antonio Gallo thotë se në korrik e gusht në Shqipëri gjithçka është pezull pasi po presin të emërojnë ministrat e rinj.

Ata flasin edhe për kompani me 6500 punonjës në Malësi të Madhe dhe për prodhim të pantallonave.

Luciano D’Alessandro thotë se një person i tretë i ka thënë se Policia do të ndërrojë uniformat.

Pjesë nga përgjimet:

D’Alessandro: Nëse hyn Ministri ai i yni, do të na firmosë kontratën menjëherë.

Gallo: Rrugët e tua nuk ia japin shqiptarit, e ne do ta kryejmë pa bërë që të kuptohet asnjë lëvizje.

D’Alessandro: Do të shkoj me një të Romës që është atje prej shumë kohësh, është i Ministrisë sonë të Brendshme e ka një sërë takimesh mes të cilëve dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, me atë që është zgjedhur tani, do të shkojmë për darkë më 12 në mbrëmje. Do të jetë Vito Santacroce, Dedoni i djathërave, do të jetë një i Romës, e ndoshta vjen dhe ky Grifalco që ka pantallonat se do të hapi një fabrikë pantallonash atje… në shtator duhet të shkojmë e ndoshta gjejmë nje vend për të qëndruar…

Arrestimi i dhjetra anëtarëve të grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, nxorri në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama dhe përfshirjen e tyre në tendera korruptivë e leje ndërtimi.

E gjithë skema e pastrimit të parave të mafias italiane në Shqipëri dyshohet se kap vlerën e 250 milionë eurove.

Dosja e plotë e përgjimeve është mbi 1000 faqe dhe pritet që në ditët në vijim të publikohen pjesë të tjera të saj.

Për të lexuar më shumë për përgjimet e grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, ku dolën në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama, klikoni këtu.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>