Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Basketbollit (FSHB) ka vendosur të përjashtojë përjetë basketbollistin Bruno Daliu të Tiranës.
Daliu goditi me grushte e shqelma arbitrin Jurgen Muho gjatë ndeshjes së të shtunës kundër Teutës në pallatin e sportit Ramazan Njala, Durrës e vlefshme për javën e 7-të të kampionatit kombëtar.
Arbitri Muho, 26-vjeç, i dizavantazhuar nga shtati më i shkurtër, vuajti lëndime serioze. Sulmi përfundoi pas ndërhyrjes së lojtarëve dhe stafeve drejteuse. Pas konstatimit të ngjarjes 34-vjeçari Daliu u arrestua nga policia.
Dhuna në parketin e “Ramazan Njalës” ndodhur të shtunën. FSHB reagoi duke dënuar veprimet e Daliut përmes një postimi në Facebook, ku tha:
“Skena të tilla, që për më tepër u përcollën drejtpërdrejt në ekranet e shqiptarëve nuk janë asgjë të përbashkët me basketbollin dhe bien ndesh me të gjitha vlerat që përçon sporti. FSHB i uron gjyqtarit Muho shërim të shpejtë, ndërsa mbështet plotësisht veprimet e policisë dhe autoriteteve të ligjit, në përputhje me legjislacionin përkatës.”
Kampionati i basketbollit kryesohet nga Teuta me 13 pikë, ndërsa Tirana ndodhet në vendin e parafundit me 9 pikë. Ndeshja e së shtunës u fitua nga Teuta.