Përmbledhje e aktiviteteve të Elton Debreshit, 17 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e aktiviteteve të Elton Debreshit, 17 prill

Kandidati i pavarur Elton Debreshi  zhvilloi të shtunën disa aktivitete.

Debreshi shpërndau në faqen e tij zyrtare në Facebook një përmbledhje të takimit me banorë në fshatin Limjan te Peshkopise. Kandidati ka theksuar se nëse fiton mandatin për t’u përfaqësuar në Kuvend do të jetë opozitë dhe nuk do të bashkohet me asnjë forcë qeverisëse.

“Ne parlament do te jem opozita e vertete e cdo pushteti, duke ngritur zerin e popullit ne cdo rast”, shkruan Debreshi.

Të njejtin zotim, Debreshi i përsëriti edhe në Vrenjti të Dibrës.

“Ju jap besen se do te jem ne balle te cdo proteste dhe do ta ngre zerin aty ku ju nuk mundeni”, deklaroi ai.

Më tej, Debreshi ka denoncuar edhe efektet negative për Bulqizën që ka sjellë heqja me rentës minerare.

Sipas kandidatit të pavarur, rreth 500 milionë lekë do të jetë dëmi në buxhetin e shtetit gjatë tre viteve nga heqja e rentës minerare dhe të parët që do të ndikohen nga mungesa e këtyre fondeve sipas tij do të jetë Bulqiza.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>