Përmbledhje e aktiviteteve të Nismës Thurje, 13 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e aktiviteteve të Nismës Thurje, 13 prill

Kandidatët e Nismës Thurje për deputet në zgjedhjet e 25 prillit zhvilluan të martën takime në disa qytete.

Ata zhvilluan një takim me kandidatët e Korçës, “të cilët nuk janë turistë që vijnë nga Tirana sa për të bërë fushatë. Ata janë lindur, janë rritur dhe banojnë në Korçë, duke vuajtur pasojat e mënyrës se si ky qytet është menaxhuar për 30 vjet”.

“Në qendër të Korçës është ngritur një kullë e madhe nga pushteti lokal. Asnjë korçar apo korçare që kam takuar nuk e do këtë ndërtesë, por megjithatë ajo u ngrit aty pa pyetur njeri tjetër, veç atij që vendos për gjithçka në këtë vend”, ka shkruar kryetari i Nismës Endrit Shabani në një postim në Facebook.

Të martën ata prezantuan dhe një tjetër nga 33 projektligjet që do të dërgojnë në Kuvend.

Juria në gjyqësor ishte projektligji tjetër që prezantoi Nisma Thurje. Në një postim në Facebook Nisma shprehet se “Reformës në drejtësi i mungon një juri gjyqësore për të rikthyer traditën e dikurshme të vendimmarrjes”.

Sipas tyre drejtësia duhet të jetë përgjegjësi e qytetarëve dhe jo nga kryetarët e partive politike. “Me anë të një grupimi të zakonshëm qytetarësh synohet që këta të fundit pasi të ndihen me faktet për rastin e një korrupsioni të lartë”, thotë Nisma.

“Në këtë mënyrë ne e bëjmë procesin më transparent, më të besueshëm dhe kemi mundësinë që pushtetin t’ja delegojmë qytetarëve. Këta qytetarë do të ndiejnë peshën e vendimarrjes dhe do të gjykojnë mbi atë çfarë duhet të ndryshojmë për të përmirësuar jetën politike dhe shoqërore”, shprehen ata.

LEXO  Bie ekonomia e BE-së me 12 përqind, shkak koronavirusi

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>