Përmbledhje e aktivitetit elektoral të Nismës Thurrje, 19 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e aktivitetit elektoral të Nismës Thurrje, 19 prill

Nisma Thurrje zhvilloi të hënën disa aktivitete në kuadër të fushatës zgjedhore.

Nisma prezantoi projektligjin e 17 nga 33 që ata kanë përgatitur për ti dërguar në Kuvend.

Projektligji quhet ‘Siguria e pronës’.

“Shteti krijon një kompani publike të sigurimit të shtëpive dhe tokave bujqësore, e cila nuk gjeneron fitim nga sigurimi. Ky fond përdoret për të mbuluar dëmet në raste fatkeqësish natyrore”, sqaroi Nisma Thurrje.

Në prezantimin e Nismës thuhet se në raste të përmbytjeve të ndodhura nga dalja e lumit nga shtrati, dëmshpërblimi bëhet nga personat juridik apo fizik që kanë shfrytëzuar shtratin e lumit.

“Me qëllim nxitjen e prodhimit vëndas, tokat e pashfrytëzuara taksohen më shumë se tokat e punuara, të cilat përfitojnë mbështetje financiare nga shteti”, tha Nisma.

Përfaqësuesit e Nismës Endrit Shabani dhe Panajot Soko, të cilët prezantuan këtë projektligj, sqaruan se “prona e shpërndarë përmes 7501, e cila për 10 vitet e fundit vazhdon të jetë e pashfrytezuar nga përfituesit e këtij ligji, i rikthehet pronarit të mëparshëm”.

Feliks Merolli kandidati i Nismës Thurrje për qarkun e Tiranës po ashtu prezantoi projektligjin numër 17.

Të hënën Nisma shpjegoi dhe një tjetër projektligj “Demokratizimi i bujqësisë”.

“Shteti subvencionon eko-thurjet dhe i lehtëson ato nga taksat. Bashkitë ngarkohen që të krijojnë kushtet e nevojshme për ngritjen e tregjeve periodike (në ditë të caktuara të javës) ku fermerët shesin në mënyrë direkte produktet e tyre”, tha Nisma. Soko dhe Shabani sqaruan se  AKU kujdeset për të promovuar produktet organike vendase.

“Tregjet tradicionale në qytet vetëadministrohen nga një eko-thurje e krijuar prej bizneseve që janë të regjistruara në treg”, thanë ata.

Kandidatja e Nismës Thurrje Rudina Hajdari ishte të hënën në Gramsh. Ajo kandidon si deputete në qarkun e Elbasanit. Hajdari zhvilloi të hënën një takim me ambasadorët e BE, Gjermanisë dhe Francës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>