Kandidatët e Nismës Thurje zhvilluan të premten disa aktivitete elektorale të shtunën.
Kandidati i Nismës Thurje për Kukësin, Arber Ndreu ftoi qytetarët t’i mbështesin në zgjedhje.
“E ardhmja i takon brezave të rinjë, profesionistëve, të arsimuarëve brenda dhe jashtë vendit me mundin e tyre. Ka ardhur koha që në Parlament të mos kemi më të njejtat fytyra por deputet që përfaqësojnë votën e qytetarit dhe interesat e tyre.”, shkruan ai.
Kandidatët e Durrësit, Marsel Rupi,Arber Murati dhe Egriselda Allushi kërkuan votën për Nismën Thurje “per ti dhene nje shans rinise.”
Kandidati i Nismës Thurje, Marsel Rupi foli mbi projektligjin që ata kanë propozuar për artin.
Pikat kryesore të këtij projektligji janë
- Arti shkëputet krejtësisht nga qeveria, duke shkëputur varësinë e teatrove, dhe galerive publike nga Ministria e kulturës.
- Këshillat Artistik dhe drejtuesit e teatrove zgjidhen me votim të drejtëpërdrejtë nga trupa e aktorëve.
- Fondet e teatrove vetëadministrohen prej tyre, dhe vendimmarrja është në dorën e këshillave artistik, të cilët zgjidhen dhe përbëhen nga trupat e aktorëve.
- Shteti cakton një fond vjetor për të ndihmuar artistët, i cili garanton financimin e të paktën 12 shfaqjeve të reja në vit për çdo teatër. Tri prej këtyre shfaqjeve zgjidhen me votimin online të publikut, ndërsa të tjerat përzgjidhen nga këshillat artistik.