Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri zhvilluan të premten takime elektorale në Tiranë, Lezhë dhe Gjirokastër.
Kandidati i pavarur në Tiranë Boiken Abazi zhvilloi takime me banorët në Tiranë.
“Te “Pedonalja”, “Myslym Shyri”, Posta Qendrore, “Tregu Çam”, “Shallvaret”, “Parku Rinia”, Rruga “Sami Frashëri” e “Muhamet Gjollesha” dhe në të gjithë rrugicat mes lagjeve po takojmë sot bashkë me aktivistët e Lëvizjes me qindra qytetarë që po e presin me entuziazëm projektin politik #KrejtTjetër që po çojmë përpara së bashku”, shkroi ai në Facebook.
Kandidati i pavarur në Gjirokastër Kreshnik Merxhani zhvilloi takime me banorë të Gjirokastër, ku i prezantoi me programin e tij.
“Gjithmonë të pranishëm në qendër të Gjirokastrës. Qytetar të shumtë të lagjes 18 Shtatori, janë duke e gjetur veten në 13 pikat tona programore. Fryma e Lëvizjes është e pranishme gjithandej.
Të rinj e të moshuar, të gjithë së bashku për ndryshimin”, shkroi ai në Facebook.
Merxhani ishte gjithashtu në Permet.
“Sot Përmeti dëshmoi edhe një herë mikëpritjen ndaj aktivistëve tanë dhe vullnetin për ndryshim.
Me shumë ëndje e dëshirë për një program e zë #krejtTjetër, ata shprehën gatishmërinë për të mos pritur e për të ngulmuar që vendi të ketë organizim të mirë, ashtu siç i ka hije”, shkroi ai.
Kandidati i pavarur në qarkun Lezhë Iliaz Shehu zhvilloi takime me banorë e Lezhës . Po ashtu të premten ai ishte edhe në Laç.
“Lëvizja është ide dhe historik, kjo e bën atë të drejtë dhe konsistente. Por, Lëvizja është edhe aktualizim i përditshëm i idesë, siç është vazhdim dhe mbartje e historialitetit. Çdo ditë që punojmë e çdo qytetar që takojmë është afrim çdo herë e më i madh me aktualizimin e idesë dhe programit kombëtar shqiptar”, shkroi ai në Facebook mbi takimet.