Përmbledhje e takimeve elektorale të PD, 17 prill

Përmbledhje e takimeve elektorale të PD, 17 prill

Kandidatët e Partisë Demokratike zhvilluan takime elektorale në disa qytete të vendit të premten.

Kreu i listës së kandidatëve për deputet në Korçë, Edmond Spaho ishte në Çaushli dhe Blace.

Spaho premtoi 100 milionë euro në vit subvencione për fermerët dhe 50 milion euro në vit për mekanikën bujqesore , sistemin e vaditjes dhe kullimit. Ai theksoi se vendimi i parë qeverisë së drejtuar nga PD do të jetë heqja e taksës së qarkullimit prej 320 lekësh, në mënyrë që çmimi i karburantit të ulet.

Duke  shpjeguar politikat e zhvillimit socialekonomik, Spaho konfirmoi sërish dyfishimin e ndihmës ekonomike, rritjen e pagave dhe pensioneve prej 25 përqind dhe uljen e ndjeshmë të pagesave të prapambetura të sigurimeve shoqërore.

Kandidati që kryeson listën e PD në Elbasan, Gazment Bardhi u takua me banorët e Xibrakës në Cerrik. Bardhi u shpreh se varfëria, braktisja dhe lënia në skamje e fshatit ka qënë një politikë e qëllimshme e qeverisë.

Drejtuesi Politik i PD theksoi mesazhin se këto zgjedhje nuk janë një luftë mes demokratëve dhe socialistëve. Por janë një betejë kundër padrejtësive dhe qeverisjes për 10 veta e nëpërkëmbjes së shumicës së njerëzve.

Kandidati i PD në Shkodër, Bardh Spahia u takua me banorë të Velipojës. Spahia bëri thirrje që qytetarët të mos i nënshtrohen asnjë presioni.

Ai ftoi banorët e Velipojës të bëjnë gjithçka për fitoren në 25 Prill, duke theksuar se vota për ndryshimin është votë për familjen e tyre.

Votues të majtë në Kodër Kamëz bashkohen me PD. Albana Vokshi: 25 prilli, betejë mes të mirës dhe të keqes. Të votojmë 9.

Në Tiranë, kandidatja e PD Albana Vokshi akuzoi qeverinë se nuk ka mbajtur asnjë premtim në 8 vite. Gjatë një takimi me votues të PS-së, Vokshi theksoi se e vetmja shpresë e Edi Ramës qëndron tek presioni ndaj votuesve dhe shitblerja e votës.

Luan Baci, kandidati i PD në Fier u takua të shtunën me disa fermerë të zonës. Ai i përsëriti atyre programin e subvencioneve për bujqësinë dhe shtoi se 25 prilli do të jetë referendum popullor.

Nënkryetari i  PD, Edi Paloka firmosi një marrëveshje me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura Shqiptare për zgjidhjen e disa problemeve kyçe të punëtorëve.

Paloka tha se marrëveshja do të zbatohet në bashkëpunim me sindikatat, sapo PD të nisë drejtimin e vendit me votën e të gjithë shqiptarëve, pa dallime partiake.

Pikat kryesore të kësaj marrëveshje janë rritje e pagës minimale  300 euro, riorganizimi dhe vendosja e ministrisë së punës, e cila u hoq nga qeveria aktuale,  rishikimi i statusit të minatorit, heqja e akcizës së naftës, ngritja e pensioneve, ngritja e pagave të punonjësve të arsimit.

Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot në tur takimesh në 9 qytete të Shqipërisë duke nisur nga jugu në veri.

Basha theksoi në takimet e tij se në 25 prill do të rikthehet shpresa dhe akuzoi kryeministrin Rama se braktisi qytetarët në 8 vite qeverisje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>