Kandidatët e Partisë Demokratike zhvilluan të enjten takimet e tyre elektorale në disa qytete të vendit.
Në qendër të diskursit të tyre ishte arsyet e largimit të qeverisë aktuale dhe prezantimi i programit të PD për qeverisjen.
Kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku zhvilloi të enjten një takim me tregtarët e “Tregut Çam”.
Ajo bisedoi me mbi problemet që ata hasin, veçanërisht në kohën kur ekonomia është në krizë, si pasojë e pandemisë. Tregtarët u ankuan se kanë paguar taksa të kripura të qeverisë qendrore dhe bashkisë.
Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi zhvilloi një takim me banorët e Elbasanit. Ai tha se PD nuk premton mrekulli por do të angazhohet maksimalisht për të rikthyer situatën normale në vend.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvillojnë takim me fermerët në Cërrik. Ai premtoi se qeveria e tij e dalë nga 25 prillit do t’i gjendjet pranë bujqve.
Ai ishte dhe në Divjakë ku premtoi se PD do të anulojë moratoriumin e gjuetisë. Basha tha se qeveria e tij do të ruaj mjedisin dhe se çdo moratorium i vendosur do të bëhet në përputhje me metodat dhe parimet europiane.
Ai ishte gjithashtu në Lushnje të enjten. Ai takoi qytetarë dhe u ndal në biznese për t’ju kërkuar votën për zgjedhjet e 25-prillit.
Ai zhvilloi gjithashtu një takim me fermerë e përpunues të ullirit në Belsh.
Basha u premtoi se gjatë qeverisjes së tij, do u jepet vlerë produkteve shqiptare, dhe jo atyre të eksportit.