Përmirësohet gjendja shëndetësore e kritikut rus, shtohet mbrojtja ndaj tij

Nga Exit News
Përmirësohet gjendja shëndetësore e kritikut rus, shtohet mbrojtja ndaj tij

Gjendja shëndetësore e kryetarit të opozitës ruse, Aleksei Navalny, është përmirësuar ndjeshëm, pas helmimit të rëndë që pësoi në 20 gusht.

Sipas mediave gjermane, tani Navalny është në gjendje të flasë.

Më përmirësimin e gjendjes shëndetësore, në spitalin ku po kurohet kritiku i Putinit, është rritur dhe numri i forcave policore.

Kjo pasi deklaratat e tij mund të jenë të rrezikshme për njerëzit që kanë orkestruar helmimin.

Aleksei Navalny dyshohet se u helmua gjatë një udhëtimi në aeroplan nga Siberia për në Moskë, në 20 gusht.

Ai ra në koma dhe në 21 gusht u transferua në Gjermani për tu kuruar, pasi Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut miratoi kërkesën e avokatëve të tij për ta transferuar për kurim jashtë Rusisë, ku i kërcënohej jeta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>