Ne të gjithë e dimë se prekjet dhe përkëdheljet e mamit dhe të babit i bëjnë mirë fëmijëve, por tani në këtë rezultat fantastik ka arritur edhe shkenca.
Një studim britanik, i publikuar në revistën shkencore të Pediatrisë, tregon se kontakti trup më trup i prindërve me fëmijën ka efekt analgjezik, ul dhimbjen.
Një ekip shkencëtarëve të Universitetit të Oxfordit dhe të Liverpoolit studiuan ndikimin e përqafimeve dhe kontaktit trup më trup, në trurin e bebeve. Studimi u kryen mr 32 bebe, të ndara në dy grupe. Gjysma e bebeve u përkëdhelën dhe u ledhatuan përpara se t’i merrej gjak, ndërsa gjysma tjetër jo.
Bebet, të cilat u ledhatuan dhe u përkëdhelën përpara ndërhyrjes përjetuan 40 përqind më pak dhimbje se sa bebet që nuk u ledhatuan. Madje sa më shumë intensive të ishin të puthurat aq më shumë rritej efekti i tyre analgjezik.
Ky studim mbështetet tek një studim i mëparshëm i botuar në 2016, ku është gjetur se kontakt trup me trup me fëmijën ul hiperaktivietit, agresivitetin, dhe rrti zhvillimin e trurit.
Ndaj, mama dhe baba, puthini dhe ndukini sa më shumë fëmijët. I bënë mirë atyre, ju bënë mirë juve.
Dhe mos harroni ky studim është një përgjigje shkencore për të gjithë ata që kur të shohin me një bebe në krah të thonë “ule, mos e mbaj hopa, se e llaston”, ose “mos e puth shumë se e vret”.