Paraditen e 8 korrikut, u përurua në Tiranë memoriali për Holokaustin, në kujtim të gjithë hebrejve që u strehuan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në ceremoni mori pjesë ambasadori i Izraelit Noah Gal Gendler , i cili falenderoi popullin shqiptar për strehimin, fshehjen dhe ruajtjen e rreth 2 mijë hebrejve nga pushtimi i Hitlerit:
“Sot ne manifestojmë mirënjohjen e hebrejve për veprën kurajoze të popullit shqiptar gjatë Holokaustit, një vepër e shkëlqyer nga një vend i vogël, i cili shembëllen vlerat e njerëzimit.”
Ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se Amerika e vlerësojë guximin e popullit shqiptar në kohë të vështira si ajo e Luftës së Dytë Botërore, që vuri në rrezik veten e tij, për të ndihmuar popullin hebre.