
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili inkurajoji numëruesit të vazhdojnë punën e të presin deri në fund.
“Procesi i numërimit vazhdon, mungojnë për tu numëruar mbi 75 për qind e qendrave të votimit anembanë vendit, kështu që misioni kryesor, detyra kryesore është i komisionerëve dhe në mënyrë të veçantë numëruesve”, tha Vasili.
Ai u shpreh se deri më tani janë numëruar zonat e PS-së dhe ende nuk kanë nisur zonat e opozitës: “Janë numëruar kryesisht vota në të cilat Partia Socialiste ka një lloj avantazhi në ato zona ku janë numëruar”.
Vasili kërkoi vazhdimin e numërimit deri në fund.