Peza: PS nuk ka premtuar ndryshim sistemi, PD po

Nga Exit News
Peza: PS nuk ka premtuar ndryshim sistemi, PD po

Alfred Peza, Sekretari i Marrëdhënieve me Mediat në PS, ka deklaruar se PS asnjëherë nuk ka premtuar dhe nuk ka kërkuar ndryshim të sistemit zgjedhor.

I ftuar në emisionin Real Story, të hënën 8 qershor, Peza u shpreh se ka qenë kreu i PD-së Basha ai që ka premtuar ndryshimin e sistemit, ndaj përgjegjësia është e tij:

“Të paktën në tre vitet e fundit, ka qenë Lulzim Basha, ai që e ka pas një premtim publik ndryshimin e sistemit në Shqipëri.

Në gjithë këtë diskurs publik të liderit të opozitës, kuptohet që barra e përgjegjësisë i bie atij që e ka marrë përsipër.

Është e vërtetë që nuk është mbyllur 100 për qind çështja e sistemit, por PS ka qenë e qartë, nuk e ka kërkuar, nuk e ka premtuar dhe nuk ia ka firmosur dikujt publikisht.”

Sipas Pezës, për PS-në është e qartë që zgjedhjet nuk fitohen nga sistemi. Të njëjtin qëndrim ka mbjatur publikisht dhe kryeministri Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>