Universitetet do të vazhdojnë të zhvillojnë mësimin online ndërsa Komiteti tha se do të marrë një vendim deri në fund të javës për rikthimin në auditore. Ndërkohë fluturimet drejt Britanisë së Madhe do të mbeten të pezulluara deri në moment të dytë
Masat i njoftoi Komiteti Teknik të hënën në një komunikim me gazetarët.
Të gjithë qytetarët e kanë të ndaluar të lëvizin nga ora 22:00 deri në 06:00. Gjithashtu baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura gjatë kësaj fashe orari.
Nga ky rregull përjashtohet shërbimi i dërgimit në shtëpi apo rastet e emergjencës. Qytetarët mund te aplikojnë tek e-Albania, nëse do tju duhet të dalin