Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu ka pushuar nga detyra Artan Shkëmbin, drejtor i task forcës “Forca e Ligjit”. Arsyet e vendimi tende nuk dihen.
Sipas Balkanweb, Shkëmbi u pushua nga puna pas hetimeve të nisuar nga SPAK për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.
Shkëmbi më 28 shkurt u konfirmuan në detyrë nga komisioni i vetingut në polici. Ai rezultoi i pastër në të treja shkallën e vlerësimit, pasuri, etikë, profesionalizëm.