Pezullohet moderatori i debatit të dytë presidencial në SHBA

Nga Exit News
Pezullohet moderatori i debatit të dytë presidencial në SHBA

Gazetari Steve Scully, i cili do të moderonte debatin e dytë presidencial midis Trumpit dhe Bidenit, është pezulluar nga puna.

Rrjeti mediatik C-SPAN e mori këtë vendim pasi gazetari pranoi se ka gënjyer kur ka thënë se llogaria e tij në Tëitter është hakëruar.

Pak ditë Scully ka shkëmbyer disa postime në Twitter me Anthony Scaramuccin, ish-ndihmës i Trumpit, tani kritik i tij.

Pasi debati u përshkallëzua, Scully deklaroi se llogaria e tij është hakuar.

Pasi u zbulua se kjo nuk ishte e vërtetë, Scully kërkoi falje, por televizioni vendosi sërish ta pezullonte atë.

Scully ka mbuluar zgjedhjet presidenciale në C-SPAN për gati 30 vjet dhe ka krijuar një reputacion për mbulim të balancuar.

Nuk dihet ende se çdo të ndodhë me debatin e dytë presidencial.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>