Pfizer fiton $3,5 miliardë në 3 muaj vetëm nga vaksina

Nga Exit News
Pfizer fiton $3,5 miliardë në 3 muaj vetëm nga vaksina

Kompania Pfizer e vaksinës kundër COVID-19 ka fituar 3.5 miliardë dollarë të ardhura në tremujorin e parë të vitit 2021,  vetëm nga shitja e vaksinës. Kjo shumë përbën një të katërtën e të ardhurave totale të kompanisë, 14.6 miliardë dollarë, gjatë të njëjtës periudhë, raportoi gjigandi farmaceutik, të martën.

Vaksina ishte burimi më i madh i të ardhurave për Pfizer – i cili, ndryshe nga disa nga konkurrentët e tij – zgjodhi të financojë prodhimin dhe kërkimin për vaksinën permes fitimit nga shitjet e vaksinës, dhe nuk pranoi fonde nga qeveria amerikane, thekson New York Times.

Të ardhurat operacionale të Pfizer u rritën me 8% në muajt e parë të vitit.

Vaksina e Pfizer “po arrin në mënyrë disproporcionale vetëm tek vendet më të pasura të botës” raporton New York Times, duke cituar shifrat e publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ndërsa, vaksinat e prodhuara nga Kina, India dhe Rusia janë bërë burimi kryesor i dozave të shpërndara në vendet e varfra.

Pfizer njoftoi të martën se ka dërguar 430 milion doza të vaksinës në 91 vende në të gjithë botën, megjithëse nuk përcaktoi se sa kanë shkuar për vendet në zhvillim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>