Pfizer neutralizon variantin brazilian të COVID-19, tregon studimi

Nga Exit News
Pfizer neutralizon variantin brazilian të COVID-19, tregon studimi

Vaksina kundër COVID-19 e prodhuar nga Pfizer and BioNTech neutralizon variantin brazilian të koronavirusit.

Ky ishte rezultati i një studimi laboratorik në Universitetin e Teksasit. Studiuesit morën gjak nga njerëzit të cilëve u ishte bërë vaksina dhe e përzien atë me një version të përpunuar të variantit brazilian.

Rezultatet treguan se vaksina ishte pothuajse aq e efektshme kundër variantit brazilian sa ishte kundër versioneve të tjera.

Studimi po ashtu tregoi se vaksina ishte efikase edhe ndaj variantit britanik.

Varianti B.1.351, i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, ka qenë mbase varianti më shqetësues. Ai ka treguar rezistencë te fortë ndaj vaksinave. Studimi zbuloi se neutralizimi i këtij varianti ishte “i fortë, por më i ulët” në krahasim me variantet e tjera.

“Ne shohim një aktivitet të lartë neutralizues kundër të gjitha llojeve të testuara, përfshirë P.1 që po përhapet kaq shpejt në Brazil,” shkroi në Twitter Carl Bergstrom, një profesor i biologjisë në Universitetin e Uashingtonit, në përgjigje të studimit.

Autorët e studimit paralajmëruan që rezultatet e tyre bazohen në një studim në një laborator dhe në fund të fundit duhet të vërtetohen nga prova të botës reale

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>