Kompania Pfizer ka nisur të testojë kombinimin e vaksinave COVID-19 për të luftuar sëmundjet pneumonike.
Studimi i ri përdor dy doza të vaksinës kandidate 20vPnC dhe një dozë të tretë të vaksinës së Pfizer kundër COVID-19, raporton Reuters.
Qëllimi i studimit është të kuptojmë nëse kombinimi i vaksinave është i sigurt dhe si do të reagojë sistemi imunitar pasi kombinohet vaksina e pneumonisë me vaksinën ekzistuese COVID-19, tha kompania Pfizer.
Vaksina kandidate, 20vPnC, është duke u zhvilluar për të ndihmuar në mbrojtjen e të rriturve kundër 20 serotipeve përgjegjës për shumicën e sëmundjes pneumokokale invazive dhe pneumonisë.
Studimi i ri do të përfshijë 600 persona mbi 65 vjeç, që kanë marrë dozën e tyre të dytë të vaksinës të paktën gjashtë muaj para se të hyjnë në testimet e studimit
Vaksinat COVID-19 janë rekomanduar të përdoren pa u përzier. Por bazuar në përvojën me vaksinat jo-COVID, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka thënë se vaksinat COVID-19 dhe vaksinat e tjera mund të bëhen njëkohësisht ose në të njëjtën ditë.
Në dhjetor, Administrata e Barnave dhe Ushqimit (FDA) e SHBA-së pranoi të shohë me përparësi kërkesën e licencës së Pfizer për testimin e 20vPnC në personat mbi 18 vjeç dhe caktoi një datë për dhënien e vendimit. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) pranoi aplikimin e kompanisë për 20vPnC dy muaj më vonë.