Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu akuzon Policinë e Lezhës për shpërdorim të detyrës, tejkalim të kompetencave dhe ushtrim dhune.
Ndreu ka reaguar pas kallëzimit penal nga tre policsë që pretendojnë se ai i ka penguar të ushtrojnë detyrën dhe i ka ofenduar.
Ndreu shkruan në Facebook, se kontigjentët kriminalë “bëjnë ca të duan e si prek njeri”.
Sa i përket episodit për të cilin ai është kallzuar, kreu i Bashkisë Lezhë thotë se tejkalimi i orarit të lejimit të muzikës ka qenë vetëm 20 minuta dhe se darka ka qenë zyrtare, me prezencën e 15 kryetarve te komunave te Kosoves.
Ai shton se veprimet e policisë ishin të dhunshme dhe selektive pasi “shumica e lokaleve te Shengjinit ishin hapur, apo rrine hapur çdo natë deri ne oren 02”.
Ndreu shkruan se policia duhet të ishte mjaftuar me vendosjen e një gjobe.
Mbi akuzat për fyerje të policëve, Nderu thotë se ato janë përpjekje për të zhvendosur vëmendjen ndërsa në reagimin në Facebook nuk ka kursyer epitetin “barkderra” për policët që e kanë kallëzuar.
Ai ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të sqarojë me shkrim, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e SHÇBA dhe prokurorinë.