Rreth 43.68 përqind e votuesve, ose rreth 733 mijë qytetarë kanë votuar deri tani në të gjithë vendin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ raportoi se nga 5199 qendra votimi kanë raportuar mbi 2300 qendra votimi.
Tirana është qarku me pjesmarrjen më të lartë në rang vendi, deri më tani më 49,35 përqind. Pas Tiranës renditet Dibra me 49.83 %, dhe Elbasan me 45.12 % përqind, Kukës me 46,25 përqind.
Të gjithë udhëheqësit politik kanë bërë thirrje për pjesmarrje në votime.