
Pjesmarrja në zgjedhjet e 25 prillit 2021, deri më tani, është më e lartë në krahasim me 2017. Në të 12 qarqet e vendit, njofton KQZ, pjesmarrja në votime është nga 2 përqind deri në 4 përqind më e lartë për të njëjtën orën.
Kështu në Tiranë pjesmarrja deri në orën 11:00 ka qënë rreth 23 përqind, ndërsa në 2017, deri në orën 10: kishin votuar rreth 17 përqind.
Ndërsa për të njëjtën periudhë kohore, në Korçë në 2017 kanë votuar rreth 10 përqind dhe në 2021 kanë votuar rreth 19 përqind.