Një prift ortodoks u plagos me armë nga një person I paidentifikuar në Lion, Francë, =të shtunën në orën 15:00.
Prifti po mbyllte kishën e tij në një nga lagjet e qytetit kur ndodhi sulmi, raporton AFP.
Reuters citoi një burim anonim të policisë duke thënë se prifti u qëllua dy herë rreth orës 4 pasdite. Ai ndodhet në spital duke u trajtuar për plagët e marra. Burimi tha për Reuters se i dyshuari është në arrati.
Arsyeja e sulmit është e paqartë.
Ministria e Brendshme e Francës shkroi në Tëitter se “një incident ka ndodhur” në Lion.
“Personeli i sigurisë dhe emergjencës janë në vendin e ngjarjes,” shtoi ministria, duke paralajmëruar njerëzit të “shmangin zonën” ku ndodhi sulmi.
Kryeministri Jean Castex, i cili ishte për vizitë në Rouen tha se po kthehej në Paris për të vlerësuar situatën.
Ky është sulmi I tretë në dy javë, dhe sulmi i dytë në një javë. Në 16 tetor një çeçen 18 vjeçar vrau një mësues, sepse ky i fundit i tregoi nxënësve në klasë një karikaturë të profetit Muhamed. Ndërsa në fillim të javës një person vrau me thikë tri persona në Nice.