Dy persona u plagosën me armë zjarri të hënën në mbrëmje në Kamëz.
Policia ka identifikuar dy autorët, njëri prej të cilëve 37 vjeç. Ata janë ende në kërkim.
Dy të plagosurit me iniciale K. H, 30 vjeç, dhe O. M, 19 vjeç, ndodhen në spital, në gjendje kritike për jetën.
Shkaku i përplasjes ishte një zënkë për arsye banale.