Godina e spitalit të Laçit është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe sot ekspertët e shpallën atë jo funksional.
Ndërtesa ka marrë plasaritje të thella, si në muret e jashtme ashtu dhe në ato të brendshme. Personeli dhe pacientët kanë dalë jashtë dhe po akomodohen në dy tenda mjekësore.
Ende nuk ka një njoftim nga Ministria e Shëndetësisë se ku do të transferohen pacientët dhe se ku do të ofrohen shërbimet mjekësore për qytetarët në ditët në vijim.