500 euro gjobë mjekëve shqiptarë në Itali, festuan përfundimin e misionit

Nga Exit News
500 euro gjobë mjekëve shqiptarë në Itali, festuan përfundimin e misionit

10 mjekë dhe infermierë shqiptarë u gjobiten secili me nga 500 euro dhe po hetohen nga prokuroria e Brescias, sepse festuan brenda dhomës së hotelit me zë të lartë dhe me birra, raporton gazeta italiane Corriere della Sera.

Në artikull sqarohet se “mjekët shqiptarë ishin në fund të misionit të tyre në Itali. Ata vendosën të festojnë përfundimin e misionit dhe rikthimin në atdhe në një nga dhomat e hotelit.

Por pronari i hotelit në Brescia ku po qendronin mjekët dhe infermierët shqiptarë thirri policinë, e cila i gjobiti me 500 euro secilin.

Kjo ishte një festë që në kohën e koronavirusit nuk duhet të ishte bërë, as ndërmjet mjekëve dhe infermierëve të mbërritur në Itali për të na ndihmuar”.

Gjithashtu njoftohet se “çështja po hetohet nga prokuroria e Brescias dhe përfaqësuesi i partisë Fratelli d’Italia në komunën e Brescias ka kërkuar që çështja të diskutohet në Parlament”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>