
Tre punonjëse të një fasonerie në Pogradec janë infektuar me Covid-19.
Fasonerie, me 110 punëtorë, mësohet se ka pezulluar punën përkohësisht, dhe kanë dezinfektuar ambientet.
Po ashtu në Pogradec janë zbuluar dhe dy infermiere të infektuara, në dy prej qendrave shëndetësore në fshatrat e qytetit.
Një tjetër i infektuar në Pograc është një nxënës shkolle. Ai është person kontakti i njërës prej punonjëseve të fasonerisë. Deri tani, i riu nuk ka shkuar asnjë ditë në shkollë, duke mos vënë në rrezik mësuesit dhe shokët e tij.