Policia 6 kërkesa prokurorisë për rihapjen e hetimit për vrasjet e 21 janarit

Nga Exit News
Policia 6 kërkesa prokurorisë për rihapjen e hetimit për vrasjet e 21 janarit

Policia e Tiranës i ka kërkuar Prokurorisë të rihapë hetimin mbi vrasjet e 21 janarit të 2011. Sipas Balkan Ëeb, kërkesat janë si më poshtë:

  1. Të bëhet rieksperimentimi për drejtimin e qitjes për vrasjen e shtetasve Aleks Nika dhe Hekuran Deda, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.
  2. Të bëhet riekspertimi i predhës së gjetur dhe sekuestruar në trupin e Aleks Nikës
  3. Të ripyeten personat që kanë dijeni kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të gradës në shërbim në datën 21 janar.
  4. Të ripyeten e personave pjesëmarrës në tubim, të afërm të viktimave, si dhe persona dëshmitarë që kanë qenë pranë viktimave, nëse kanë mësuar ndonjë të dhënë të re me interes për hetimin.
  5. Të bëhet rikëqyrja e pamjeve filmike të tubimit të datës 21.01.2011, duke u fokusuar konkretisht në vrasjen e Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.
  6. Të kërkohet me anë të shkresës zyrtare IPSH Tiranë, nëse ka laborator për ekzaminime kriminalistike në vendet e BE-së ose jashtë saj në gjendje të ekzaminojë predhën e nxjerrë nga trupi i shtetasit Aleks Nika.

Protestat e 21 janarit, gjatë së cilës 4 protestues u vranë nga Garda e Republikës pranë zyrës së Kryeministrit, erdhën pas bërjes publike të një videoje të fshehtë që ngriti akuza për korrupsion ndaj ish-Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Presidentit aktual Ilir Meta.

Kryeministri Rama premtoi në 2013 drejtësi për viktimat por pas zgjedhjeve të atij viti u bashkua në koalicion me Metën dhe formuan qeverinë. Më pas, në vitin 2017, Ilir Meta u bë President.

Për 4 të vrarët në bulevard janë dënuar me një vit burg ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi dhe me tre vjet burg ish-gardistin Agim Llupo, me akuzën fajtor për vrasjen nga pakujdesia.

Qeveria Rama në vitin 2017 vendosi të japë kompensim për familjet e dy prej të vrarëve.

Gjatë këtyre viteve dosja nuk është rihapur ndërsa vazhdimisht ka patur akuza mes palëve politike për përgjegjësinë e vrasjes së protestuesve.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>