
Policia e Tiranës arrestoi një 30 vjeçar për fotografim të votës.
Personi G. S., 30 vjeç, “pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë. Pasi ka kryer veprimet, ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit”, njoftoi Policia.
Ngjarja ndodhi rreth orë 10:00 në Qendrën e Votimit Nr. 1767, e cila ndodhet në shkollën “Andon Zako Çajupi”.