
Gjykata e Durrësit dënoi me burg 2 persona të arrestuar në 24 prilli për përpjekje për të blerë vota. Personat e dënuar janë N.M., 37 vjeç, banues në Qerret dhe Xh.T., 23 vjeç, banues në Qerret, Durrës. Në njoftimin e Policisë u shkrua se:
“Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 zarfë me nga 5 dhe 10 mijë lekë secili, që dyshohen se do të përdoreshin për blerjen e votës”, njoftoi Policia.
Dy personave përveç parave ju gjetën edhe fletë votimi të cikluara për një subjekt politik.