
Policia e Korçës arrestoi të hënën dy persona për trafik emigrantësh.
Personat kishin ndihmuar shtetas të huaj të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, kundrejt pagesës prej 1000 euro.
Policia ka arrestuar çdo ditë grupe me persona që transportojnë wmigrantë të paligjshëm nga Korça, për në Shkodër ose Durrës e më pas në një nga vendet e BE-së.
Emigrantët janë kryesisht sirianë dhe afganë.