
Policia arrestoi sot 5 qytetarë, ndër to 4 banorë të zonës së Astirit dhe anëtarin e Partisë Demokratike Klevis Balliu. Qytetarët po protestonin sot kundër vendimit të qeverisë për të prishur banesat e tyre, dhe për t’i hapur rrugë projektit korruptiv të ndërtimi të Unazës së Re. Ata u përpoqën të bllokonin aksin rrugor tek zona e Astirit për të bllokuar kalimin e eskortës së Kryeministrit.
Që prej nëntorit, banorët e Astirit protestojnë kundër projektit të Unazës së Madhe, zbatimi i së cilit kërkon prishjen e më shumë se 300 shtëpive dhe biznesve në atë zonë.