Policia arreston 8 persona në Tiranë për trafik droge dhe dhunë në familje

Nga Exit News
Policia arreston 8 persona në Tiranë për trafik droge dhe dhunë në familje

Policia e Tiranës arrestoi gjatë 24 orëve të fundit 8 persona për trafik droge, dhunë në familje, përndjekje, si dhe drejtim në gjendje të dehur.

Policia njoftoi se njëri prej 8 personave ka qenë më herët në kërkim.

Në njoftimin e Policisë thuhet se janë sekuestruar lëndë narkotike, një sasi municioni luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Policia bëri me dije se është arrestuar gjatë 24 orëve të fundit shtetasi A. Q., 20 vjeç. Ai u arrestua pasi iu gjet një sasi me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Po ashtu është arrestuar shtetasi A. A., 34 vjeç, pasi ushtronte në një lokal lojëra fati.

Shtetasi I. A., 56 vjeç u arrestua, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe ngacmuar një shtetase 53-vjeçare.

Ll., 64 vjeç u arrestua pasi në rrugën “Riza Cerova” ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Shtetasi A. M., 39 vjeç, u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

A.M., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”, u arrestua nga Policia gjatë 24 orëve të fundit.

M., 43 vjeç dhe O. N., 41 vjeç, u arrestuan pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>