Dje, Policia ka arrestuar përmbaruesin privat Baftjar Nelaj, pa mandat arresti nga Prokuroria.
Në justifikimin e saj për këtë arrest, Policia ka marrë kopetencat e Prokurorisë, duke formuluar akuza formale për shpërdorim detyre. Sipas saj, Nelaj ka bllokuar në Hipotekë tre prona të shtetasve të ndryshme për të cilat nuk ka vendime gjyqësore.
Nelaj është, gjithashtu, përmbaruesi i disa vendimeve gjyqësore kundër Ministrit Tahiri, i cili është dënuar për shpifje ndaj fëmijëve të ish Kryeministrit Berisha, Shkëlzen dhe Argita Berisha. Zoti Tahiri ka refuzuar të zbatojë në mënyrë vullnetare dëmshpërblimin prej një milionë lekë për secilin prej tyre.
Për këtë arsye, përmbaruesi Nelaj kishte vendosur bllokimin e pasurive të zotit Tahiri duke e njoftuar atë paraprakisht. Arrestimi i tij nga policia duket se e ka penguar, për momentin, zbatimin e bllokimit.