Policia ka ngritur postoblloqe të shumta të gjitha rrugët hyrëse për në Tiranë.
Denoncime të shumta nga qytetarë dhe persona publikë, kanë pohuar se të hënën më 18 maj, ka pasur më shumë postoblloqe policie dhe më shumë ndalime të makinave me leje lëvizjeje, krahasuar dhe me ditët kur vendi ishte në izolim të plotë.
Kontrollet dhe ndalimet për makinat me leje pune ose qarkullimi janë shtuar pikërisht në ditën kur Aleanca për Mbrojten e Teatrit ka thirrur një protest në orën 16:30 kundër vendosjes së diktaturës në vend.
Ish-deputeti demokrat Luciono Boçi publikoi foto nga rrethrrotullimi i Bradasheshit, Elbasan në drejtim të Tiranës, me qindra makina të ndaluara, që presin kontrollin nga policia.
Burime për Exit News pohuan se dhe në hyrjen në Tiranë nga autostrada Tiranë-Durrë qindra makina nga Durrësi, megjithëse të pajisura me leje, janë ndaluar të futen në Tiranë.