Policia e Tiranës dhuron gjak për fëmijë talasemikë

Nga Exit News
Policia e Tiranës dhuron gjak për fëmijë talasemikë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës kanë dhuruar gjak, të dielën, për fëmijët që vuajnë nga talasemia.

Policia iu përgjigj thirrjes së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak, për shkak të mungesave në rezervave të gjakut.

Shqipëria vuan nga mungesa e depozitave të gjakut por gjendja është përkeqësuar më tej nga pandemia e Covid-19. Kufizimet dhe masat parandaluese kanë dekurajuar ata që dhuronin gjak, ndërsa disa të tjerë kanë frikë të shkojnë në qendrat e dhurimit.

Kjo ka bërë që fëmijët talasemikë të mos marrin transfuzionin e gjakut, të nevojshmë çdo dy javë, të mos i marrin.

Mungesa e gjakut ka sjellë probleme të mëdha veçanërish në Tiranë, Lushnje dhe Fier. Këto qytete kanë shkallë të lartë të sëmurëve me talasemi, të cilët kërkojnë transfuzione të rregullta gjaku përndryshe vuajnë probleme të tjera me kockat, shpretkën e zemrën etj.

Talasemia është një sëmundje gjaku e trashëguar që shkaktohet nga një defekt në prodhimin e hemoglobinës, një pjesë e rëndësishme e qelizave të kuqe të gjakut. Kur nuk ka hemoglobinë të mjaftueshme, qelizat e kuqe të gjakut nuk funksionojnë siç duhet, jetojnë për periudha më të shkurtra kohore, kështu që ka më pak qeliza të kuqe të shëndetshme në gjak.

Në ditët në vijim, pritet dhe që sektorë të tjerë të policisë të dhurojnë gjak gjithashtu.

Pak ditë më parë, një grup qytetarësh të huaj që jetojnë në Shqipëri dhuruan gjak në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Tiranë.

Rreth 12 njerëz dhanë gjak dhe kjo shënoi fillimin e një fushate që do të zgjerohet në Vlorë, Durrës, Tiranë dhe Sarandë në javët e ardhshme,

Fushata u organizua nga gazetarja e Exit News Alice Taylor dhe në të morën pjesë ambasadorja suedeze në Shqipëri, Elsa Hastad dhe presidenti Meta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>