Policia e Brazilit shënjeshtron festat që nxisin valën COVID-19

Policia e Brazilit shënjeshtron festat që nxisin valën COVID-19

Policia shpërndau një festë të paligjshme me gati 600 persona në një klub nate pa dritare në Sao Paulo në orët e para të së shtunës, raporton Reuters.

Shkak u bë grumbullimi masiv, në kundërshtimin me rregullat e distancës sociale, ndërkohë që vendi përballet me valën më vdekjeprurëse të infektimit në botë për momentin.

Zyrtarët e Sao Paulos kanë ndërmarrë masa gjithnjë e më të rrepta antiCovid, duke përfshirë ‘sulme’ të përforcuara, për të shtypur jetën e famshme të natës në qytet.

Oficeri i policisë Eduardo Botero drejtoi operacionin e së shtunës deklaroi: “Sot ishte një situatë që nuk do ta kishim imagjinuar kurrë. Kishte qindra e qindra njerëz në një vend pa asnjë dritare, me të gjitha dyert të mbyllura. Ishte Sodoma dhe Gomorra.”

Me sëpata dhe pushkë sulmi, oficerët e policisë thyen derën e klubit të natës në rrethin Capao Redondo të qytetit.

Qindra partierë të rinj, pak prej tyre me maska, u përkulën në katin e vallëzimit ndërsa policia heshti muzikën dhe arrestoi organizatorët.

Pjesëmarrësit që u detyruan të largohen, si Jefferson Dos Santos, kritikuan operacionet.

Ne paguajmë taksa dhe i dimë rreziqet, mund të sëmuremi ose të infektojmë familjen tonë. Por duhet të bëjmë diçka në jetë.”

Oficeri Botero tha se goditja, ndërsa prekte ashpër humorine njerëzve, do të shpëtonte jetë.

“Ky operacion ka të bëjë me shëndetin shoqëror dhe publik, nuk është një operacion policor. Ne jemi këtu për të shpërndarë turmën. Shkoi shumë mirë dhe me siguri shumë jetë u shpëtuan sot.”

COVID-19 vrau 12 000 brazilianë vetëm javën e kaluar, më shumë se çdo vend tjetër. Me 275 000 jetë të humbura në total, numrin e vdekurve në Brazil e kalon vetëm Shtetet e Bashkuara, ku epidemia po ngadalësohet.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>