Policia Rrugore e Fier ka arrestuar 15 shofera për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ndër to 9 shofera për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 të tjerë për drejtim mjeti pa patentë.
Policia e Fierit, gjithashtu njofton se në muajin gusht ka gjobitur 3279 shoferë për:
— 145 gjoba për pasagjerë jashtë vendeve të caktuara
— 1177 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
— 194 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit;
— 1197 gjoba për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndęrsa, 221 shoferave ju tërhoq patenta, 23 prej tyre për përdorim të pijeve alkoolike.