Policia e Haitit ka arrestuar të dielën të dyshuarin kryesor për vrasjen e Presidentit Jovenel Moise. Ai i dyshohet se ka rekrutuar kolumbian për të kryer vrasjen.
I arrestuari është Christian Emmanuel Sanon, 63 vjeç, i cili ka punuar si doktor në Florida.
Arrestimi ndodhi pasi zyrtarë nga FBI dhe Departamenti i Sigurisë së Brendshme shkuan në Haiti. Policia ka arrestuar deri më tani 18 kolumbian dhe 3 amerikano-haitian.